Shtohen rastet me zgjebe në vend, mjekët: Çdo ditë kemi pacientë! Dermatologia: Është ngjitëse, familjarët më të rrezikuarit

Skapja ose siç njihet ndryshe në gjuhën popullore zgjebja ka shpërthyer ditët e fundit në vendin tone për shkak se qytetarët e neglizhojnë dhe nuk paraqiten tek mjeku që në shenjat fillestare. 

“Pra nga njëra anë ne kemi raste të shumta të raportuara dhe nga ana tjetër vëmë re një rezistencë në mjekim të këtyre rasteve. Kjo rezistencë mund të vijë për disa arsye, së pari: komplianca e pacientëve që shpesh herë nuk bëjnë mjekimin siç duhet bërë, që dmth me gjithë këshillimin e mirë të nevojshëm nuk trajtohet gjithë familja, nuk e raportojnë si patologji dhe në këtë mënyrë përhapja e infeksionit shkon zinxhirë nga një pacientë tek tjetri, nga një familjarë tek tjetri”, thekson dermatologia Monika Fida.

Një shqetësim tjetër është rezistenca ndaj disa barnave që janë përdorur tradicionalisht për trajtimin e kesaj patologjie.

“Nga ana tjetër janë vënë re disa shtame rezistente ndaj mjekimeve të përdorura, siç është benzibenoati ose permetrina crem që janë dy preparate që me i përdorim në trajtimin e skapjes. Problem tjetër që ne vëmë re te kjo patologji është komplikimi i skapjes ose alergjogjizmit post skapjes. Pra janë disa probleme që janë zinxhir me njëra tjetrën.”

Rreziku më i madh është përhapja e infeksionit ndërmjet fëmijëve në kopshte e çerdhe.

“Nuk ka një predispozim të caktuar, por sigurisht në kopshte dhe në shkolla është më e përhapur se fëmijët luajnë me njëri-tjetrin dhe mundësia për tu përhapur e marr këtë infeksion është e madhe. Ajo që është më e veçantë është se nuk lë imunitet, pra nëse e ka marr sot dhe pas disa muajsh nuk ka imunitet. Kujdes duhet të tregojnë edhe gratë shtatzëna apo ato lehona”.

Por cila është shenja kryesore?

“Simptoma kryesore është kruajtja sidomos gjatë natës”.

Mjekët thonë se përveç higjienës është shumë e rëndësishme që pas diagnostikimit të njërit prej anëtarëve të familjes duhet që të gjithë pjesëtarët e tjerë të konsultohen të paktën me mjekun e familjes, pasi mund të preken nga ky infeksion.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët