Shtohet me 14 mld lekë fondi i rindërtimit, 11 nga buxheti i shtetit dhe 3 mld lekë grante

Procesi i rindërtimit vazhdon të kërkojë financime shtesë nga buxheti i shtetit. 14 miliardë lekë i janë shtuar në ndryshimin e tretë që ka pësuar ky buxhet që nga fillimi i vitit.

Fillimisht fondi për rindërtimin ishte 20 miliardë lekë që u përdor për bonuset e qiranë, dhe riparime e rikonstruksione. Aktualisht kanë nisur të përdoren edhe fondet e premtuara nga ndërkombëtarët apo ato të mbledhura nga fondacionet.

Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton se nga 14 miliardë lekët e shtuara, 11 miliardë lekë akordohen nga buxheti i shtetit dhe 3 miliardë lekë grante. Por këto grante nuk janë specifikuar nëse janë fondet që u mblodhën në konferencën e donatorëve apo janë fondet që kanë dhënë organizatat joqeveritare.

Shqipëria ka përfituar nga ndërkombëtarët rreth 295.7 milionë euro grante, 853 milionë euro kredi dhe 3.4 milionë euro ndihma për mallra. Aktualisht në disa bashki të vendit ka nisur shpërndarja e fondeve për qytetarët që duan të rikonstruktojnë e banesën personalisht. Bëhet fjalë për ato ndërtime që nuk kanë pësuar dëmtime aq të mëdha, sa për tu shembur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuar nga termeti: 06/07/2020 17:37

    Me Ben Ahmetaj si zor do ti rindertojme banesat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen