TIRANE- Në kohën kur përpjekjet për parandalimin e krimit, sidomos në moshat e reja, armët që në shumicën e rasteve ata përdorin në veprat që kryejnë, mund ti gjesh në çdo treg të kryeqytetit. Në zona të ndryshme në Tiranë, mund të gjesh të tregtohen armë të ftohta të çdo lloji. Thikat, dorezat apo deri tek shkopat e hekurit ofrohen në tezgat e vogla në brëndësi të këtyre tregjeve.
Situata bëhet akoma më alarmante, kur shitësit që i tregëtojnë këto mjete të forta, shprehen të kënaqur me numri e shitjeve. “Këto ditë shyqyr zotit, ka pasur punë dhe kemi shitur shumë, kemi marë ca thika të reja me sust që të rinjtë i kanë pëlqyer shumë”, tregon për Shqiptarja.com, një prej tregëtarëve në zonën e “Stacionit të Trenit” në Tiranë. Të rinjtë të cilët nuk i ndalon askush për të pasur armë të tilla, dilemën e vetme që kanë kur janë përball këtyre objekteve, është përzgjedhja e formës dhe ngjyrës të thikave që blejnë.
Problematika
Nëse do ti referoheshim të dhënave të marra nga Policia e Tiranës, në numrin më të madh të grindjeve mes të rinjve përdoren armë të ftohta. Janë të shumta rastet kur nga përdorimi i këtyre armëve, janë lënduar rëndë ose kanë humbur jetën të rinj të përfshirë në konflikte. Armët e ftohta janë përdorur edhe në grabitje apo kërcënime për jetën. Forcat policore edhe pse shpesh kalojnë në afërsi të këtyre tregjeve dhe i shikojnë këto armë, në mungesë të një urdhri nuk bëjnë konfiskimin dhe ndalimin e objekteve të tilla. Edhe në shkollat e kryeqytetit nuk bëhet një kontroll fizik para se nxënësit të hyjnë në shkollë, pavarsisht se jashtë ambjenteve shkollore janë vendosur forca policore.
Rreziku
Mungesa e kontrollit të këtyre tregjeve, për ndalimin e shitjes së këtyre armëve bën që sigurimi i tyre të bëhet mjaft lehtë nga të rinjtë. Janë të shumta rastet kur pak minuta pasi konsumojnë ofendime dhe sharje mes tyre, të rinjtë kalojnë në konfrontim fizik ku përdorin edhe këto armë. Pak ditë më parë një sherr mes adoleshëntëve të gjimnazit “Aleks Buda”, solli lëndimin e njërit prej gjimnazistëve. Në mungesë të një urdhri dhe aksioni për të konfiskuar thikat, dorezat dhe shkopat e hekurit në treget e kryeqytetit, të rinjtë do vazhdojnë të jenë të rrezikuar dhe të pambrojtur përball këtij fenomeni.
Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com