Shtohet parkimi publik, Veliaj:
Do të investojmë

Shtohet parkimi publik, Veliaj:<br />Do të investojmë
TIRANE-  Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka inspektuar punimet në sheshin ‘Italia” përballë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Ky shesh pak muaj më parë, ka qenë krejtësisht me gropa, ndërsa tani është shtuar me asfalt dhe do t’i ofrohet parkim të gjithë qytetarëve. “Një ambient, i cili për katër vite ishte një hapësirë e rrënuar, brenda pak ditësh do të shndërrohet në parking publik me pagesë, nën administrimin e bashkisë. Them me pagesë sepse bashkia ka nevojë për fonde, por lajmi i mirë është se çdo e ardhur nga parkingu publik i bashkisë do të investohet në korsi biçikletash dhe gjelbërim për qytetin”, tha Veliaj gjatë inspektimit të punimeve.

Rregullimin e sheshit “Italia”, Veliaj e ka premtuar vetëm pak ditë pasi fitoi mandatin e kryebashkiakut të Tiranës në një intervistë me gazetarin Carlo Bollino. Në pak javë, Bashkia e Tiranës ka mundur ta shndërrojë sheshin, nga një ambient i shkatërruar, i lënë pas dore dhe me gropa, në një hapësirë me infrastrukturë moderne, e cila do të shërbejë si parking publik, të ardhurat e të cilit do t’i shkojnë qytetit si investim. Kryebashkiaku ka theksuar se parkingu që po ndërtohet do të jetë në dispozicion qytetarëve, sidomos të atyre që vizitojnë kodrat e Liqenit Artificial apo zonat përreth, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për një vend parkimi për makinën e tyre.

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK