Shtohet presioni kundër Tribunalit
për krime lufte për Kosovën

Shtohet presioni kundër Tribunalit<br />për krime lufte për Kosovën
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre edhe kryeministri aktual, Hashim Thaçi, thonë njëzëri se ky formacion gueril gjatë luftës nuk ka kryer krime. Por, për një gjë të dy palët dallojnë. Veteranët e mbledhur rreth organizatës OVL-UÇK, kanë thënë se Kosova nuk ka nevojë për Tribunal të veçantë për krime lufte, dhe se ai është i panevojshëm.
 
Kurse, kryeministri Hashim Thaçi nuk e ka thënë këtë gjë.
 
“Kosova ka institucionet funksionale të drejtësisë, të vlerësuara dhe të respektuara edhe prej bashkësisë ndërkombëtare. Kjo përvojë ndërkombëtare që e kemi kaluar qe 15 vjet, ka qenë shumë ndihmuese për ne, për t’u ballafaquar me çdo sfidë”, është përgjigjur shefi i Qeverisë.
 
Zyrtarë të lartë amerikanë, po zhvillojnë takime në Prishtinë me liderët institucionalë dhe politikë, rreth rëndësisë së krijimit të një gjykate, e cila do t’i trajtonte krimet e pretenduara që janë kryer nga UÇK-ja, siç përshkruhet në raportin e Dick Martyt.
 
Ky tribunal do të krijohej nga Parlamenti i Kosovës, ose përndryshe do të duhej intervenimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë gjë.
 
Thaçi të shtunën ka vizituar herët në mëngjes Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ku është takuar me komandantët e dikurshëm të zonave të luftës.
 
Muharrem Xhemajli që drejton këtë organizatë, ka thënë se i gjithë procesi për themelimin e këtij tribunali, është i panevojshëm.
 
Sipas tij, që kur ka mbaruar lufta, ushtarët e komandantët e UÇK-së janë ballafaquar me gjykatat ndërkombëtare, të cilat procese. Xhemajli ka vlerësuar se po ia humbin namin ushtrisë.
 
Kryeministri Hashim Thaçi kishte shkuar në selinë e organizatës së veteranëve të luftës, për t’iu uruar miratimin e kësaj dispozite ligjore, e cila ua rregullon statusin dhe të drejtat e veteranëve.
 
Ndërkaq, kryeministri Thaçi, Ligjin për veteranët e Kosovës e sheh si gjithëpërfshirës, kurse ka thënë se pret që i gjithë procesi i verifikimit të mbi 60 mijë aplikacioneve, të mbarojë deri më 1 korrik.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit