TIRANE - Shtohen masat e sigurisë pranë ambasadave dhe objekteve të rëndësisë së veçantë në Tiranë, pas atentatit kamikaz të ndodhur më 1 shkurt në ambasadën amerikane në Anakara.

Plani i masave konfirmohet për A1Report! nga shefi i patrullave në policinë e Tiranës, Bedri Hasanaj, i cili shpjegon se po punohet për parandalimin e çdo situate që do cenonte sigurinë publike në qytet.

Shtimi i masave të sigurisë pranë Ambasadave në Tiranë ka ardhur si pasojë e atentatit mbi ambasadën amerikane në Ankara, i cili i mori jetën dy personave.

“Masat janë parandaluese dhe pse nuk ka informacione për akte terroriste që mund të ndodhin në Tiranë”, shpjegon Hasanaj ndërsa policia po i kushton një rëndësi dhe sigurisë së përditshme të qytetarëve.

“Ngjarjet të cilat ndodhin në rajon dhe në shtetet fqinje ne i analizojmë dhe ndërtojmë planet tona të punës për të monitoruar sigurine publike”, u shpreh Hasanaj.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)