Shtrëngata e stuhi shiu për 'Ditën
e Verës',çfarë pritet ditët në vijim

Shtrëngata e stuhi shiu për 'Ditën<br />e Verës',çfarë pritet ditët në vijim<br>
Reshjet e dendura të shiut pritet të dominojnë gjatë ditëve në vijim në të gjithë vendin, ndërsa shtrëngata dhe stuhi do të ketë kryesisht në zonat veriore, duke bërë që ‘Dita e Verës’ këtë vit të festohet mes reshjeve të shiut.

Ministria e Mbrojtjes njofton se nga reshjet e rënda deri tani ndodhen nën ujë sipërfaqe të mëdha toke bujqësore, si dhe janë izoluar nga uji shumë banesa, ku më i prekuri është fshati Obot.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Në bazë të informacionit të mbërritur në Qendrën e Bashkuar Operacionale (Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA) ju bëjmë më dije situatën në qarkun Shkodër, deri në ora 9.00.

Qarku Shkodër. Si pasojë e reshjeve të rëna janë ndodhur nën ujë një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës bujqësore dhe janë izoluar nga uji shumë banesa ku më i prekuri ka qenë fshati Obot, si dhe janë marrë masat për sigurimin e ushqimit për bagëtitë të këtyre zonave.

Janë siguruar dhe shpërndarë ndihmat si më poshtë: Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë shpërndarë 7 tonë koncentrat si dhe 11 ton bar i thatë. Në Njësinë Administrative Dajç janë shpërndarë janë shpërndarë 11 ton koncentrat për bagëti.

Ndodhen të magazinuara 2 ton koncentrat për bagëti i cili do të shpërndahet sipas një grafiku të caktuar. Kjo sasi ushqimore për bagëti është siguruar nëpërmjet ndërmjetësimit të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër me Ministrinë e Mbrojtjes (DPEC) Ministrinë e Bujqësisë dhe Donacioni i Dhomës së Tregtisë dhe AIBA.

Gjithashtu janë siguruar ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga uji si më poshtë: Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit janë dërguar në Njësinë Administrative Ana e Malit 450 pako ushqimore dhe 180 pako me detergjent.

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2018: Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të ndërrueshme dhe të dendura. Të pranishme reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga juglindja.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten: Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 16°C. Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 10°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 20°C. Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 11°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19°C.

Parashikimi i motit për nesër, 14 Mars 2018: Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, pjesërisht në formën e shtrëngatave. Në Alpe dhe në zonat malore lindore, në lartësitë mbi 1200 metër reshje të dobëta dëbore. Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri 35 km/orë, nga juglindja.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten: Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 2°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 15°C. Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 8°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19°C. Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18°C. Parashikimi i përafërt i motit për periudhën 15 deri 18 Mars 2018.

Situata sinoptike e parashikuar për datën 16 Mars në mesditë tregon se rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën ndikimin e një fushe me presion atmosferik të ulët. Rrjedhimisht, pritet që mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira. Reshje shiu të herëpashershme, pjesërisht shtrëngata shiu dhe stuhi në pjesën veriore.

Temperaturat maksimale do të luhaten: Në vendet malore nga 12 deri 14 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 13 deri 19 gradë. Temperaturat minimale do të luhaten: Në vendet malore nga 3 deri 7 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 2 deri 9 gradë. Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri e fortë, nga juglindja.

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut