Ka tre ditë që është ngritur çmimi i bukës, e cila peshon rreth 400 gramë, nga 30 në 40 centë dhe atë vetëm një muaj pasi ka përfunduar procesi i korrje-shirjeve.
Çmimet e bukës u ngritën, edhe pse sipas ministrit të Bujqësisë Blerand Stavileci, sivjet Kosova ka rendimente rekorde të prodhimit të grurit, shkruan Zeri.
Kjo sipas ekspertëve të ekonomisë është e paarsyeshme.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, ka dyshime se kjo ngritje e çmimeve ka ardhur si rezultat i një marrëveshjeje në mes të furrtarëve.
E sindikalistët paralajmërojnë se mund të ketë protesta pikërisht kundër shtrenjtimit të çmimeve që kanë ndodhur për artikujt elementarë, siç janë buka dhe energjia elektrike.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, ka paralajmëruar se do të ketë një protestë në ditët e ardhshme për shkak të ngritjes se çmimit të bukës dhe të energjisë elektrike.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com