Hollandë – Një i ri ka vendosur jetën e tij në rrezik, pasi u shtri në shinat e trenit të shpejtësisë së lartë dhe ky i fundit kaloi sipër tij. Djaloshi kishte vendosur në fytyrë një maskë për të mos treguar identitetin e tij.

Më pas ai shkon dhe shtrihet te shinat hekurudhore dhe menjëherë mbi trupin e tij kalon treni. Ai pastaj çohet prej andej shëndosh e mirë dhe bën një kërcim prej fituesi, ku tregon triumfin e tij.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një shok i tij dhe video është postuar në youtube. Policia hollandeze është vënë në ndjekje të këtij djaloshi, por mesa duket e ka mjaft të vështirë ta identifikojë për shkak të maskës që adoleshenti mbante në fytyrë.

Një ngjarje e tillë ndodhi edhe vitin e kaluar në SHBA, ku një burrë ishte shtrirë në shinat hekurudhore dhe mbi të kaloi një tren mallrash, i cili kaloi vetëm disa centimetra larg kokës së tij.

Ngjarje të tilla, të cilat mund të përfundojnë në tragjedi, kanë vënë në alarm policinë, e cila kërkon që të parandalojë përsëritjen e ketyre akteve.