Për shkak të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur të “Fast and Furious”, Paul Walker, producentët e filmit janë detyruar të shtyjnë xhirimet për serinë e shtatë të tij.  

Kasti i aktorëve do të duhej të kthehej për xhirime pas festës së Falenderimeve por vdekja e një prej personazheve kryesorë ka bërë që këto xhirime të shtyhen. Gjithashtu regjisori James Wan është shprehur se do të ketë mjaft ndryshime në skenar.

fast and furious

Pjesa më e madhe prodhimit kinematografik  “Fast & Furious 7” është xhiruar, ndërsa Walker dhe pjesa tjetër e stafit do të udhëtonin drejt Abu Dhabit gjatë muajit janar ku do të xhiroheshin skenat tjera. Aktori Paul Walker humbi jetën për shkak të një aksidenti automobilistik.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)