Shtyhet gjyqi i Dajtit, avokati
mbrojtës pa eksperiencë

Shtyhet gjyqi i Dajtit, avokati <br />mbrojtës pa eksperiencë
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dritan Dajtit nën akuzë për vrasjen e 4 policëve në korrik të 2009. Seanca e fundit ka zgjatur 20 minuta ku trupi gjykues i Idriz Milkurtit ka lexuar dhe letrat e avokatëve mbrojtës të cilët nuk kanë qënë të pranishëm në sallë. Avokati Altin Mekaj i ka thënë përmes një shkrese gjykatës se ai nuk mund të mbrojë të pandehurin sepse merret vetëm më çështjë administrative dhe nuk ka eksperience të mjaftueshme penale.

“Nuk mund të ofroj një asistence të mire”, ka thënë ai në letrën drejtuar gjykatës, duke shtuar se së fundmi po vuan dhe nga probleme kardiake. Ndërkohë avokati Bashkim Hoxha ka shkruar se ndodhet nën mjekim dhe po kryen disa analiza, duke i dërguar gjykatës një raport mjeksor.

Në këto kushte prokurori ka kërkuar vazhdimin e gjykimit, pasi i pandehuri ndodhet në sallë. Dajti nga ana e tij ka renditur disa nene te kodit të proçedurës penale dhe konventave europiane, duke kerkuar një avokat nga gjykata se nuk është në gjëndje të paguajë një avokat privat. Pas kësaj ai ka vendosur të largohet nga salla e gjyqit. Më pas prokurori ka kërkuar vendesojen e avokatëve të tjerë nga gjykata. Trupi gjykues ka vendosur caktimin e zotit Besnik Çerekja si avokat mbrojtës dhe datën 6 maj për mbajtjen e seancës së rradhës.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë