Seanca gjyqësore ndaj deputetit Tom Doshi, ish- deputetit Mark Frroku dhe Durim Bami në Gjykatën e Lartë është shtyrë.

Seanca pritet të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit të Bamit. Gjithashtu asnjë nga të pandehurit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

Seanca që do të zhvillohej ditën e sotme ishte për atentatin e pretenduar nga deputetit Doshi, i cili asokohe denoncoi publikisht se ish-kreu i Kuvendit sot presidenti Meta kishte kërkuar vrasjen e tij, por këtë denoncim Prokuroria e hetoi duke pyetur të gjithë drejtuesit e vendit duke konkluduar se ishte një pretendim i rremë.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com