TIRANE- Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, e cila ishte planifikuar të mbahej sot paradite në gjykatën e Tiranës. Me kërkesë të organit të akuzës, pretenca përfundimtare do të mbahet më datë 7 tetor, ku Prokuroria do të lexojë konkluzionet për këtë çështje.
Kreu i bashkisë së Vlorës akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Sipas Prokurorisë, kryebashkiaku i Vlorës së bashku me të pandehurën Eleni Dardhaj, akuzohen se kanë falsifikuar procesverbalin e mbledhjes së KRRT, në të paktën dy raste.
Në të gjitha seancat gjyqësore, Shpëtim Gjika ka mohuar akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe përkatësisht procesverbalet e dy mbledhjeve te KRRT-së, duke argumentuar se, çdo vendim i KRRT-së është marrë në mënyrë kolegjiale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com