Zyrtarë të NATO-s kanë vendosur të shtyjnë antarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Atlantikun Verior.  Arsyeja e refuzimit ka të bëjë me dyshimet se 25-50 agjentë të shërbimeve zbuluese malazezë punojnë për Rusinë.
 
Lajmin e ka dhënë një zyrtar i lartë i NATO-s, ndonëse i paautorizuar të flasë zyrtarisht. Sipas tij, janë ngritur masa për neutralizimin e këtyre agjentëve, por kjo do të kërkonte shumë kohë, kështu që procesi i antarësimit do të zgjasë deri në 2015-ën.
 
Kjo ka bërë shumë bujë pasi u publikua sot në Associated Press dhe disa media malazeze. Edhe në botimin më të fundit të NATO-s, përjashtohet mundësia e zgjerimit të shpejtë. Këtë e ka cituar Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmusen, i cili tha se ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve antare do të vendosin deri në fund të vitit tjetër nëse ka ardhur koha që Mali i Zi të bashkohet me ta.
 
Kryeministri Milo Gjukanoviç e ka interpretuar refuzimin e NATO-s si shkak të arsyeve gjeopolitike se Mali i Zi nuk mund të ndikojë në këtë vendim të saj. Mali i Zi konsiderohej si kandidati më i afërt për antarësim, por së bashku me Gjeorgjinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)