Shtyhet mësimi nga era e fortë? Shahini: Lajm i PAVËRTETË, të hënën të gjithë në bankat e shkollës

Shtyhet mësimi nga era e fortë? Shahini: Lajm i PAVËRTETË, të hënën të gjithë në bankat e shkollës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini

TIRANË- Mësimi në shkolla do të nisë të hënën, më 6 janar!

Pasditen e sotme ka qarkulluar një lajm se ministrja Besa Shahini ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që pushtuan vendin do të shtyhet shkolla, por burime për Report TV bëjnë me dije se një informacion tillë është i pavërtetë. Ministria e Arsimit bën me dije se mësimi do të nisë të hënën, siç ishte njoftuar edhe më herët.

Ditën e sotme, moti në vend u karakterizua me erëra të forta që kanë arritur deri në 80 km/h, duke sjellë dëme materiale në vend, konkretisht në Tiranë, ku dhjetëra pemë janë rrëzuar. Meteorologia Lajda Porja, në një intervistë për Report Tv bëri me dije se kjo situatë do të vazhdojë deri të martën, e cila do të jetë edhe dita më e ftohtë e ndërsa do të ketë një ngritje të temperaturave nga e mërkura.

Nga ana tjetër janë pezulluar lundrimet edhe puna në portin e Durrësit, Vlorës dhe Barit dhe puna do të nisë pas një njoftimi të dytë nga ana e kapitenerisë. E gjithë kjo erë e fortë, siç shpjegoi, meteorologia, ka ardhur si pasojë e uljeve drastike të temperaturave në mënyrë të menjëhershme

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog