Nesër rifillon mësimi pas festave, ja ku do të shkojnë fëmijët që dolën nga hotelet
Një nga shkollat e përkohshme në një hotel në Durrës
Në datë 3 janar ishte vendosur që banorët e prekur nga tërmeti që janë strehuar në hotele të dilnin për t'u zhvendosur në banesat me qira të subvencionuara nga vetë shteti. Por duke qenë se një pjesë e banorëve nuk po gjenin shtëpi me qira dhe të tjerë u ankuan për bonusin e miratuar që është shumë i vogël, pasi çmimet janë rritur, autoritetet lokale dhe qendrore vendosën që të shtyjnë afatin e daljes nga hotelet, por jo për të gjithë.
Në Durrës, bashkia sqaroi se 480 familjet që kanë qenë në banesa me qira kur ra tërmeti i 26 nëntorit, duhet të dalin nga hotelet që janë vendosur. Gjithashtu, po sipas bashkisë edhe 25 familje që aktualisht janë në hotel, por që kanë përfituar bonusin duhet të largohen. Ndërkohë që familjet që u është shembur shtëpia apo është bërë e pabanueshme, por që janë në proces të marrjes së bonusit të qirasë do të vijojnë që të qëndrojnë në hotelet e Durrësit deri në një urdhër të dytë.
Përballë kësaj situate, ku disa prej familjeve duhet të largohen dhe të tjerat janë në proces, pyetja që lind është se si do të veprohet me fëmijët që për të mos humbur orët, mësimin në dhjetor e bënë në shkollat e përkohshme në hotelet që janë vendosur. Burime për Shqiptarja.com nga ministria e Arsimit, pohuan se të gjithë fëmijët që janë larguar nga hotelet dhe shkollën e tyre e kanë të dëmtuar nga tërmeti, mësimin do ta vijojnë në shkollat më të afërta. Ndërsa për të tjerët që do të vijojnë që të qëndrojnë në hotele, gjithcka do të vijojë si përpara Vitit të Ri me shkollat e përkohshme që janë ngritur në strukturat që janë akomoduar.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38
-
Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike
7 Dhjetor 2021, 14:44
-
Banka Botërore 29.5 mln dollarë për shëndetësinë në Shqipëri, financohen spitalet e dëmtuara nga tërmeti
2 Dhjetor 2021, 12:31
-
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34
-
2 vite nga tërmeti, 1400 familje futen në shtëpitë e reja! U premtua të mbyllej në 2020, rindërtimi përfundon në 2022
26 Nëntor 2021, 22:36