Ndeshja e Champions League mes Chelsea dhe Dortmund është shtyrë me 10 minuta. E programuar për këtë mbrëmje në 21:00, dueli nisi me vonesë. Shkak i këtij vendimi sipas raportimeve nga mediet britanike është bërë trafiku i rënduar në Londër, teksa ka vonuar arritjen e skuadrës së Borussia Dortmund në “Stamford Bridge”.
Skuadra mike mbërriti në stadium me 10 minuta vonesë dhe për këtë arsye u vendos që edhe takimi të nisë me 10 minuta pas orarit zyrtar. Kujtojmë se në duelin e parë në Gjermani, verdhezinjtë vendas mundën 1-0 Chelsea, ndaj përballja e sotmë është e rëndësishme për skuadrën që do marrë biletën për në çerekfinalet e Champions.