Seanca e parashikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit, GJKKO, ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë për në datën 12 mars.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixho, i pandehur në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, së bashku me ish-kreun e shtetit dhe Monika Kryemadhin.
Gazetarja Keti Banushi informon se ish-presidenti Meta ishte i pranishëm në seancë, ndërsa SPAK u përfaqësua nga avokati Altin Dumani.
Gjykata vendosi shtyrjen për të siguruar praninë e avokatëve mbrojtës, duke garantuar kështu procesin e rregullt gjyqësor.
Komente











