TIRANE- Është shtyrë për nesër seanca gjyqësore për çështjen e 21 janarit në Gjykatën e Tiranës.

Avokati mbrojtës i ish-kreut të gardës, Ndrea Prendi, Genc Gjokutaj u shpreh se pala mbrojtëse do të kontestojë provat e prokurorisë, si për përmbajtjen e tyre, ashtu edhe formën sesi janë siguruar këto prova.

Gjokutaj theksoi se nesër në seancë do të paraqesë listën e dëshmitarëve.

Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj.

Prova kryesore nga ana e organit të akuzës është akti i ekspertimit të Byrosë Amerikane Federale të Hetimeve.