TIRANE - Me seancën e radhës ndaj Emiliano Shullazit dhe Helidon Harizajt, ka ndodhur ashtu siç kishte parashikuar dje Shqiptarja.com, duke thënë, bazuar në ecurinë e procesit, se po ndiqet rruga si me Dritan Dajtin, të cilit mungesa e avokatëve i ka shtyrë më shumë se 210 seanca rresht.
Edhe dje, asnjëri nga avoketët mbrojtës të caktuar nga gjykata e Apelit në Shkodër, nuk ka qënë i pranishëm ne seancën e shtatë radhazi në ngarkim të Shullazit e Harizajt, duke mos lajmëruar as për mosprezencën e tyre.
Në të tilla kushte, seanca gjyqësore është shtyrë përsëri, pasi dy të pandehurit nuk janë paraqitur, ndërsa me anë të një prokure, kanë kërkuar që të përfaqësohen nga mbrojtësit e caktuar nga Gjykata e Apelit, si dhe kanë kërkuar që në seancën e radhës, me 16 Maj, të mbrohen nga avoketërit Ardjan Skenderaj dhe Ardjan Lekaj.
Si pasojë prokuroria ka kërkuar shtyrjen e gjyqit, kërkesë kjo e miratuar nga trupi gjykues.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptrja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com