Shtyhet pa afat shitja e 4 HEC-eve
Kurum kërkon 11 mln euro TVSH
Kompania turke Kurum bllokon blerjen e katër HEC-eve, për të cilat ofroi më se 100 milionë euro. Ajo kërkon rimbursimin e 11 milionë eurove TVSH, ndërkohë që ka hyrë në negociata me konsulentin IFC për një kredi bankare prej tij.
TIRANE- Marrëveshja e shitjes së 4 hidrocentraleve, Bistrica 1 dhe 2 dhe Ulëz-Shkopet është shtyrë në një afat të pacaktuar për arsye teknike, sipas burimeve zyrtare. Këtë fakt e bëjnë të ditur burime konfidenciale nga ministria e Ekonomisë, të cilat konfirmojnë se bisedimet mes këtij dikasteri dhe kompanisë Kurum, ofertueses më të mirë në tender, kanë përfunduar që në muajin janar dhe kontrata do të duhej të ishte nënshkruar gjatë javës së kaluar, sipas afateve ligjore.
Një Vendim i Këshillit të Ministrave i datës 9 janar të këtij viti miratonte raportin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë METE-s, për shpalljen fitues të tenderit kompaninë “Kurum sha”, e cila duhet të derdhë në arkën e shtetit një shumë prej afro 110 milionë eurosh.
Një Vendim tjetër ngarkonte, gjithashtu, më pas ministrinë e Financave që, nëpërmjet drejtorisë së Tatimeve, të identifikonte TVSH-në e rimbursueshme për kompaninë fituese përpara se kontrata të firmosej. Kjo, sepse vetë kompania kishte kërkuar, në një aneks të veçantë, bashkëngjitur ofertës së propozuar, shlyerjen e kësaj vlere, në rast se do të shpallej fituese.
Ndryshimi në procedurat e tenderimit u bë i mundur vetëm nga Këshilli i Ministrave, i cili, më datë 9 janar, miratoi kërkesën e palës fituese, rimbursimin e TVSH-së në vlerë prej rreth 11 milionë eurosh, sa një e dhjeta e asaj që shteti mund të arkëtojë nga privatizimi. Shitja e këtyre objekteve nuk ka një afat të përcaktuar, ndaj mosnënshkrimi i marrëveshjes nuk përbën shkelje ligjore. Megjithatë, edhe pse palët paraprakisht kanë rënë dakord, transaksioni ende nuk është kryer dhe paratë nuk janë derdhur në arkën e shtetit.
Opozita ka kërkuar më se një herë bllokimin e procedurës, duke deklaruar se shitja po bëhet me një çmim shumë më të ulët nga ai i tregut aktual.
Ndërkohë, po nga METE bëhet e ditur se kompania turke ka kërkuar njëkohësisht një kredi të butë për ta ndihmuar në blerje nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), institucion bankar në përbërje të Bankës Botërore, që prej kohësh operon me konsulencë në sektorin energjetik shqiptar. Ajo që duket jonormale në këtë kontekst është fakti që Kurum i ka kërkuar kredi pikërisht konsulentes së procesit të privatizimit, çka përbën një shkelje të rregullave ndërkombëtare në këtë drejtim. Në rast se IFC refuzon, edhe procesi i shitjes së HEC-eve do të bllokohet, ndërkohë që qeveria duhet të sekuestrojë ofertën e garancisë prej 10% të shumës së ofruar nga Kurum për 4 HEC-et.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Paradoks
22 Janar, 15:42
-
Rubio: Paqja në botë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara
22 Janar, 15:41
-
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
22 Janar, 15:33
-
Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA
22 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
'Ka vetëm dy gjini', DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia 'X' në pasaportë
22 Janar, 15:12
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri (VIDEO)
22 Janar, 14:48
-
Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca
22 Janar, 14:37
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36