TIRANË - Vendimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Gëzim Çelën i konsideruar baroni i drogës do të jepet më 16 shtator.
Për të Prokuroria kërkoi 13 vite burg pas pranimit të gjykimit të shkurtuar dhe pse Çela është në arrati, ndërsa seanca e kësaj të mërkurë u shty për shkak të mungesës së avokatëve.
Gëzim Çela është ende në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria, ndërsa në banesën e tij në Fushë Kuqe të Mamurrasit u kap drogë dhe armë.
Çelaj sipas prokurorisë akuzohet për trafikimin e sasive të ndryshme të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Gëzim Çela, i cilësuar nga mediat italiane si “baroni i drogës” e kishte shndërruar banesën e prindërve në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, të cilën e trafikonte në vendet e Bashkimit Europiane dhe ajo që mbeste për klientët e ashtuquajtur “VIP” të kryeqytetit.
Gjithçka u zbulua pas arrestimit të një korrieri në Morinë, Erald Hysolli, me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke u zbardhur një rrjet i tërë trafiku i drejtuar nga Gëzim Çela. Operacioni antidrogë u realizua në bashkëpunimin me policinë e Kosovës duke shënuar shifra rekord të sekuestros: mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe nje makina BMW të blinduara. Vila e baronit të drogës Gëzim Çela...edhe laborator kokaine!!! Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com