Shtyhet për nesër mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për TIMS. Shkak janë bër kërkesat e dëshmitarëve, por dhe agjenda e ngarkuar parlamentare e anëtarëve të komisionit, informon kryesia e Kuvendit.

Mbledhja me të njejtin rend dite do të zhvillohet ditën e Martë, datë 11.06.2024

 Ora 12:00 - Z. Ardit Muço, Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit;

Ora 13:00 – Z. Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit;

Ora 14:00 – Znj. Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.