Seanca paraprake për inceneratorin e Fierit është shtyrë për të tretën herë. Seanca e radhës do të mbahet më 15 shkurt në orën 09:00.
Gjykata ka konstatuar se i pandehuri në kërkim Giusepe Cifalone nuk është njoftuar në formën e kërkuar nga ligji, ndaj është vendosur shtyrja e seancës.
Për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi 11 urdhër-arreste, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie.
Në marsin e vitit të shkuar në lidhje me këtë çështje u vendosën arrest me burg ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako.