Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dajtit
avokatet nuk paraqiten

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dajtit<br />avokatet nuk paraqiten
TIRANE - Seanca e radhës ndaj të akuzuarit për vrasjen e katërt policëve, Dritan Dajtit, ka zgjatur sot vetëm 10 minuta, për t’u shtyrë sërish.

I akuzuari nuk ka pranuar të zhvillohet seanca e planifikuar pa praninë e avokatëve, të caktuar kryesisht nga gjykata në seancën e mëparshme.

Kanë qenë pikërisht avokatet Matilda Zotkaj dhe Mirela Biba, ato që kanë munguar në seancë. Zotkaj ka lajmëruar gjykatën se nuk mund të mbrojë Dajtin, pasi sapo ka marrë liçensën e avokates dhe nuk ka eksperiencë, ndërsa Biba ka deklaruar se do të largohet jashte shtetit.

Në këto kushte,  trupi gjykues ka caktuar dy 2 avokatë të tjerë, Rezart Elmazin dhe Roland Xhindin, që duhet të paraqiten në seancën e radhës më 1 tetor në orën 12.00.

Në seancën e kaluar, Dajti tentoi të bëjë një manovër, duke menduar që t'i shpëtojë dhe burgut përjetë. Ai kërkoi që shqyrtimi i të gjitha akteve që ndodhen në dosje të fshihen e procesi të nisë nga e para. Nëse do të pranohej kjo, Dajti deklaroi se pranon gjykimin e shkurtuar. Por, kërkesa e tij nuk u pranua nga trupi gjykues.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë