Shtyhet seanca ndaj Arben Frrokut
shkak bëhet mungesa e Prokurorit

TIRANE - Seanca e radhës gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është shtyrë për shkak të mungesës së Prokurorit të çështjes.

Seanca gjyqësore  ishte parashikuar të mbahej me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda për shkaqe sigurie  dhe hetimore. 


Trupi gjykues i kësaj i çështje i përbërë prej 5 gjyqatrësh, bëri të ditur sot se pritej të dëshmonte edhe dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, Arben Ndoka. Dëshmitari Ndoka duhej të dëshmonte më 30 korrik të këtij viti por ajo u shty për shkak të mungesës së vetë dëshmitarit.

Më herët, dëshmitari Arben Ndoka kishte pretenduar se e ka parë Arben Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 Shkurtit kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa do të lëvizste me makinë pranë banesës së tij në kryeqytet

Biznesmeni Arben Frroku u arrestua më 25 Shkurt të 2013-ës në Selanik nga Policia greke si i dyshuari i drejtësisë shqiptare për këtë krim. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?