Seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë sërish edhe këtë të hënë

Gazetarja Keti Banushi informon se arsyeja e shtyrjes së seancës erdhi për shkak se mungonin të dy avokatët mbrojtës të ish-ministrit.

Gjatë kësaj seance Beqaj u bëri thirrje gjyqtarëve të inspektojnë kontratën për Sterilizimin pasi sipas tij prokurorët nuk e bënë kurrë këtë, ndonëse ajo përfundon më 8 mars të këtij viti.

“ Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Sepse sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, tha Beqaj.

Ish-ministri i cili ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi - për të cilin u zhvilluae edhe seanca e sotme. gjyqësore