Sot pritej vendimi i rëndësishëm, shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën në 29 korrik! Mungon pa arsye avokati, gjobitet me 20 mijë lekë

TIRANË- Sot, teksa pritej që të jepej vendimi nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të shpallej i pafajshëm apo do të shkonte në burg, seanca është shtyrë për në datën 29 korrik. Shkak është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe Llalla ka kërkuar që vendimi të jepej në prani të tij. Kjo kërkesë është pranuar nga GJKKO, megjithatë Hazizaj nuk ka shpëtuar paq. Ai është gjobitur me 20 mijë lekë për shkak se mungonte pa arsye. Një tjetër detaj nga kjo seancë, e ndjekur nga gazetari Arsen Rusta është se SPAK ka ndryshuar prokurorët. Fillimisht çështja në shkallë të parë ishte ndjekur nga prokurori Klodian Braho, e ndërsa SPAK ka vendosur ndryshimin e tyre duke ia lënë në dorë 2 prokuroreve Manjola Kajana dhe Enkelejda Millonai. Llalla kërkon pafajësinë, e ndërsa organi u akuzës lënie në fuqi të vendimi për dënimin me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike.

Adriatik Llalla u bë zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend. Pas kërkesës së SPAK, GJKKO mori një vendim historik, në një seancë ku nuk munguan edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipërisë. 

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  pranoi pretencën e SPAK duke mbyllur kështu në shkallë të parë këtë çështje. Një hetim i nisur në mars të vitit 2018  përfundoi kështu pas 3 vitesh. Llallës i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit. Sipas gjykatës Llalla ka blerë prona me çmim të ulët i ka rivleruar nga 4 deri në 12 herë me çmime më të larta pasi nuk kishin origjinë të ligjshme për krijimin e ketyre pasurive. 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë