TIRANE - Tenderi për dhënien me koncesion të 4 hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2 dhe Shkopet-Ulëz që duhej të zhvillohej më datë 10 dhjetor nuk është zhvilluar dhe është shtyrë për në datë 21 dhjetor.
Edhe kësaj here, asnjë nga kompanitë që kishte tërhequr formularët e aplikimit nuk ka paraqitur interes.
Arsyet janë kriteret e forta të vendosura nga qeveria shqiptare për dhënien me koncesion te veprave energjetike.
Kompanitë duhet të lënë garanci 10 milionë euro për pjesëmarrje, duhet të kenë një përvojë minimale prej 20 vjetësh në këtë sektor, si dhe të kenë në pronësi një ose më shumë vepra energjetike me një fuqi të lartë prodhimi.
(gk/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com