Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Mimi Kodheli e ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga deklaroi se nëse javën tjetër nuk do të hapen negociatat, humbja do të jetë e BE-së dhe jo e shqiptarëve. "Humbja do të jetë e atyre dhe jo e shqiptarëve. Shqipërisë do i bëjë vetëm mirë. Le të ndodhë cfarë të ndodhë javën tjetër" tha Kodheli.
Ajo kishte edhe një këshillë për themeluesit e Europës. "Finlanda ka kërkuar pa asnjë kusht hapjen e negociatave. Themeluesit e Europës duhet të reflektojnë, janë duke e ekstremizuar qëndrimin në raport me ata që janë ndryshe nga feja, prejardhja apo gjuha. Po lulëzojnë partitë e ekstremit të djathtë. Të gjitha politikat e viteve të pasluftës u ngritën bazuar në parime dhe vlera që ne duam ti përfaqësojmë. Vijmë te skeptikët tani.
Presidenti Macron foli për një Europë ndryshe. Sot Britania e Madhe është jashtë Europës, Merkel është në fund dhe tani është Macron. Ndërsa qeveria holandeze rri në këmbë me një votë plus, imagjino që ai të kalojë në krahun tjetër pasi mund të kundërshtojë negociatat. Holanda e ka për konsum të brendshëm. Di që edhe Macron ka pasur një Europë të një ideje tjetër" tha ajo.
Në fund Kodheli komentoi edhe mini shengenin Ballkanit, që kryeministri Rama tha sot nga Serbia se në 2021 do të bëhet realitet. "Është një ide e hedhur pak kohë më parë dhe e mbështetur nga vendet e tjera. Shqipëria në vete, por edhe vendet e tjera të Ballkanit në vete janë tregje të vogla.
Kështu që si e bëjnë këtë qoshe të Europës më tërheqëse. Kostoja e të ndenjurit në kufi na kushton kohë dhe kosto. Kjo e ndihmon rrugën e integrimit. Ndërtimi i një hekurudhe, rruge, një aeroporti që e përdorin dy vende, apo lehtësia në dogana nuk e pengon integrimin e vendeve" tha socialistja.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator, 14:51
-
Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, Erion Braçe urim special: S’ka rëndësi sa vjeç bën, vitet tregojnë se ke jetuar dhe ke bërë miq e shok kudo
13 Shtator, 17:16
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
Kryetarja e Kuvendit Nikolla e Kodheli në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington
9 Korrik, 13:09
-
Blinken në Tiranë, Kodheli për Report Tv: Shqipëria faktor dominues në rajon! Kuçova bazë ajrore e NATO-s mesazh politik për aleatët e rajonit
16 Shkurt, 13:22
-
VIDEOLAJM/ Mimi Kodheli dhe Elisa Spiropoali ja marrin këngës në festën e FRESSH
18 Janar, 07:57
-
Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim drejt integrimit evropian
17 Nëntor 2023, 22:23
-
Kuvend/ Një minutë heshtje për policin e vrarë në Banjskë! PS propozon pr.rezolutë për Kosovën! Hasani: Sulmi, tentativë për destabilizim
2 Tetor 2023, 17:12
-
Dëgjesë me ambasadorët e rinj, Petrit Malaj propozohet për Prishtinën: Do çoj diplomacinë në nivel tjetër! Kodheli: Njohja e Kosovës, detyrim
17 Korrik 2023, 16:41
-
Tensionet në veri të Kosovës, Kodheli në ‘Kontrast’: Zgjidhja të vijë nëpërmjet dialogut! Vangjeli: Tryeza e vetmja rrugë që të zgjidhë ngërçin
5 Qershor 2023, 14:38
-
Përurohen dy shkolla të reja, ‘Kiço Blushi’ dhe ‘Sevasti Qiriazi’,Veliaj: Bizhu që i rrisin edhe më shumë vlerën Njësisë 8
24 Janar 2023, 11:55
A thua qe po na vin ne EUROPA po na lutet dhe jo ne qe po i shkojme nga mbrapa kaq vite per tu futur ne kete bordello BE.
Përgjigju.si nuk humbasin shqiparet nga integrimi?
PërgjigjuCa e keni mendjen te Europa More njerez, Edi Rama te mendoje vetem te beje reforma per zhvillimin e Shqiperise se ne nuk kemi akoma shtet per veten tone!
Përgjigju