‘Shtylla bazë për zhvillimin ekonomik e social’, ministrja Kushi mesazh në ditën ndërkombëtare të Arsimit
Ministrja e Arsimit Evis Kushi
Sot shënohet dita ndërkombëtare e arsimit. Ministrja Evis Kushi ka zgjedhur të urojë këtë ditë të shënuar nga OKB, nëpërmjet një videoje ku shfaqen mesazhet e saj, të nxënësve e stafit shkollor gjithashtu.
“Arsimi është çelësi kyç për çdo të ri për zhvillimin e potencialit të tij” – shprehet një mësuese.
“Unë kur të rritem dua të bëhem doktor”
“Unë në të ardhmen dua të bëhem artiste”
“Unë dua të bëhem aktor” – shprehen disa prej nxënësve.
“Të gjithë sëbashku le t’i japim më shumë prioritet arsimit si një e mirë publike. Sepse arsimi ka fuqinë që të transformojë rrënjësisht jetët tona. Redukton pabarazinë dhe është shtylla bazë për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Gëzuar ditën ndërkombëtare të arsimit” – tha së fundmi Kushi.
Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit, e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si "Ditë Ndërkombëtare të Arsimit" duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se "Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive".
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Më të keq-paguarit në Evropë', Xhixho: Po humbasim mësues e nxënës çdo vit, të dyja palët kanë humbur shpresën
28 Janar, 15:56
-
PD e PS bashkë për garën e drejtorit të RTSH! Zhupa: U skualifikuan kandidatët që plotësojnë kriteret! Kushi: Ktheni normalitetin, ose Kuvendi merr masa drastike
28 Janar, 10:45
-
Pas raportit të UNESCO, Partia e Lirisë: Arsimi, emergjencë kombëtare
7 Janar, 14:41
-
PD: Qeveria ka ulur financimin për arsimin
4 Janar, 15:58
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor 2024, 20:55
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor 2024, 21:10
-
Shpallen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS 2023: Shqipëria shënon progres në Matematikë dhe Shkencë, lë pas edhe vende të BE-së
4 Dhjetor 2024, 18:40
-
Buxheti 2025, ekspertët: Shumë para në sasi, por pak cilësi, nuk ka politika të reja! Gjokutaj: Fokusi duhej te arsimi
2 Dhjetor 2024, 17:10
-
Maqedoni e Veriut/ Nxënësit veshën uniforma të UÇK-së për festat e nëntorit, ministrja paralajmëron masa ndaj shkollës
1 Dhjetor 2024, 14:21
-
Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta
27 Nëntor 2024, 14:39
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor 2024, 15:53