Deputeti demokrat Saimir Korreshi vijon të vërë në dukje problemet në infrastrukturën energjitike në jug të vendit, përmes denoncimit në forma të pazakonta.

Kësaj radhe, i ngjitur mbi një shtyllë elektrike të pjerrët që rrezikon të rrëzohet, Korreshi i bën apel ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçit: “Këtu qenka për të fjetur gjumë o Karakaç! Kape o kape më qafsh”.