Shtynë gjyqin e Dritan Dajtit
masa ndaj 12 avokatëve

Shtynë gjyqin e Dritan Dajtit<br />masa ndaj 12 avokatëve
TIRANE - Mbledhja e parë e komitetit disiplinor të avokatëve ka nisur me procedimin e 12 prej avokatëve për të cilët gjykata e krimeve të rënda është ankuar pasi ata nuk janë paraqitur si mbrojtës në procesin ndaj Dajtit. Për herë të parë në këtë komitet pas ndryshimeve ligjore është shtuar dhe prania e Këshillit të lartë të drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Gjyqi ndaj të pandehurit Dritan Dajti ka qenë kryefajala e komitetit disiplinor të dhomës kombëtare të avokatisë e cila është mbledhur për herë të parë pas ndryshimeve në ligjin për avokatinë.

Lista e procedimeve prej 12 avokatëve kryesohet nga Hasëf Hadëraj avoakti i zgjedhur nga i pandehuri Dajti, i cili është paraqitur i pari dhe ka komentuar se kjo procedurë nuk e tremb aspak dhe mbrojtja më e mirë për të është ligji.

Avokatët janë: Hasaf Hadëraj; Klementina Çaushaj; Fatbardha Hajdari; Liri Vathi; Lin Alija; Foti Rustemi; Lulzim Llangozi; Lazër Sokoli; Ervin Faniku; Gjustina Golloshi; Luljeta Ilia.

Ky komitet pas riformatimit sipas ligjit për herë të parë vjen dhe me prezencën e përfaqësuesve të këshillit të lartë të drejtësisë dhe ministrisë së drejtësisë të cilët përvec të drejtës së votës kanë dhe përgjegjësinë e tyre institucionale.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë