Shtyrja e ligjit për investimet, Tabaku: Vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve dhe shqiptarëve

Shtyrja e ligjit për investimet, Tabaku: Vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve dhe shqiptarëve

Jorida Tabaku

"Vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve", kështu e ka konsideruar Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shtyrjen e ligjit për investimet strategjike. Me një postim në Facebook, tabaku shkruan se nuk ka logjikë ekonomike shtyrja në kohë e këtij ligji që 'ka prodhuar më shumë beton, më pak zhvillim'.

"Dobia e këtij Ligji mbetet vetëm ajo e vjedhjes dhe abuzimit me pronat e qytetarëve si dhe me ndërtimin e resorteve turistikë në toka që u merret pronarëve për hiçgjë. Këto nuk janë investime strategjike pasi e gjithë kjo është një maskim për atë që realisht po ndodh në këtë vend; vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve dhe shqiptarëve. Nën frymën e vjedhjes me ligje dhe parlament qeveria është angazhuar për të kurorëzuar disa skema abuzimi ndaj pronës private dhe asaj publike. Të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa zyra e kadastrës në jug të vendit ka ndërruar drejtuesin e hipotekës më shumë se sa vite qeveri ka kjo mazhorancë.  Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik aty ku nuk respektohet prona edhe e drejta e pronës, kjo është ABC-ja e kapitalizmit dhe zhvillimit ekonomik. Nuk mund të ketë një ekonomi në shërbim të qytetarëve kur oligarkia gllabëron tokat e shqiptarëve, tokat e pronarëve privatë dhe tokat e shtetit në kurriz të shumicës. Nuk ka logjikë ekonomike shtyrja në kohë e këtij ligji që ka prodhuar më shumë beton, më pak zhvillim. E vetmja logjikë në përputhje me shtyrjen në kohë të këtij ligji është ajo e oligarkisë politike. Ta mbajmë shqiptarin e mesëm më të shtypur dhe shqiptarin e varfër më të varfër për të pasuruar ministrat, kryeministrin, sekretarët e ministrive dhe kryesekretarin e tyre në kryeministri dhe padyshim pjesën tjetër oligarkinë dhe krimin e orgnanizuar që është mes dy të parëve si veshka mes dhjamit", shkruan Tabaku.

Po ashtu ajo thotë se e ka kundërshtuar këtë ligj opozita e kundërshtoi që në vitin 2015 kur u miratua, ndërsa e konsideron si një nga ligjet më korruptive të miratuar nga qeveria Rama 1. Sipas Tabakut, ky ligj njollos të drejtën e pronësisë, pasi i jep investitorit një ndihmë të padrejtë në raport me pronarin e tokës.

"Në vitin 2015 qeveria Rama 1 miratoi një nga ligjet më korruptive dhe që i hapi rrugë edhe ligjërisht krijimit të oligarkisë ekonomike në vend. Ligji Investimeve Strategjike u kundërshtua nga opozita dhe në emër të saj unë dërgova në kuvend një amendim të këtij ligji në lidhje me çështjen e pronësisë. Sipas ligjit, e drejta e pronësisë së tokës do të njollosej pasi investitorit strategjik i jepej një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin e tokës. Duke cenuar një nga bazat e tregut të lirë dhe kapitalizmit, atë të kapitalit të tokës", shkruan Tabaku.

Nënkryetarja e PD për mend edhe raportin e DASH që sipas saj evidentoi se problem i këtij ligji është se korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj.

"Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndër të tjera, evidentonte se problem i Ligjit të Investimeve Strategjike është se korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj. Kështu neni (që u kundërshtua nga opozita) në lidhje me shpronësimin e tokës private të pronarit nga shteti për interesat e një privati tjetër, nuk është eficent dhe dobiprurës. Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë investitor të rëndësishëm të huaj që të jetë bërë përfitues nga ky Ligj i Investimeve Strategjike që i heq të drejtën e pronës pronarit", shton tabaku.

Kuvendi miratoi ditën e djeshme shtyrjen me 2 vite të ligjit për investimet strategjike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion