Shtyu arbitrin, mbetet në fuqi
dënimi me 5 ndeshje për Ronaldon

Shtyu arbitrin, mbetet në fuqi<br />dënimi me 5 ndeshje për Ronaldon
Nuk ka paqe për Cristiano Roanldon. Tribunali Administrativ i Sporteve në Spanjë e ka konfirmuar dënimin me pesë ndeshje të Ronaldos.
 
Reali i Madridit shpresoi se ky organ do të ulte numrin e ndeshjeve që portugezi u pezullua, por në fakt një gjë e tillë nuk ndodhi.
 
Ronaldo u ndëshkua karton të kuq ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës, por fatale rezultoi shtyrja ndaj  gjyqtarit, duke sjellë pezullimin me 4 ndeshje dhe një për kartonin e kuq, 5 në total.
 
Tashmë Ronaldo do të mungojnë edhe tre ndeshje me Realin pasi dy janë shlyer, e kthimit me Barcelonën në Superkupë dhe e para në kampionat me Deportivion. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe