Një person i cili është ende i paidentifikuar ka shtyrë dhe dhunuar gjatë ditës së sotme efektivin e policisë, i cili me urdhër të Bashkisë Tiranë kërkonte lirimin e zyrave të FRD. Por ardhja e Metës jo që shkeli ligjin dhe shfaqi një sjelle të tij prej të marri, në fakt solli dhe ushtrimin e dhunës , ofendimin dhe prekjen me dorë të uniformës së policit, veprim i ndaluar me ligj dhe dënohesh me burg.

Kjo gjë është kërkuar edhe nga analisti Mero Baze i cili shkruan në facebook se përtej humorit me gjendjen psiqike të presidentit, kjo foto tregon dikë që tani duhet të ishte në burg dhe se ai nuk ishte roje e zyrave të FRD-së dhe nuk kishte lidhje me konfliktin.

"Ky tipi që po shtyn policin dhe siç shihet në video e flak atë në një cep të sallës, tashmë duhet të ishte në qeli. Nuk kam idenë si quhet , kush është, dhe ku punon, por ai duhet të jetë në burg si dhunues i policit për shkak të detyrës. Për më tepër polici nuk është një roje i FRPD, por i Agjencisë së Sigurisë Ushqimore që gjendet në katin e parë të ndërtesës dhe nuk ka lidhje fare me konfliktin. Është thjeshtë demonstrim i gjendjes psiqike te Ilir Metës mbi policinë  e shtetit, përmes një ushtari të tij. Derisa të sqarojmë gjendjen psiqike dhe statusin e Presidentit, me këtë tipin duhet të mbarojë punë prokuroria dhe policia, edhe nëse strehohet në shtëpinë e Ilir Metës", shkruan Baze.

 

Momenti i perplasjes te zyrat e FRD