Shtyu konferencën, zëdhënësi i Presidentit sqaron pse Meta nuk kuvendoi me gazetarët: Ju kërkoj ndjesë, më doli jashtë parashikimit

Shtyu konferencën, zëdhënësi i Presidentit sqaron pse Meta nuk kuvendoi me gazetarët: Ju kërkoj ndjesë, më doli jashtë parashikimit

TIRANË-Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi e justifikon me axhendën shtyrjen e kuvendimit të kreut të shtetit me gazetarët, që njoftoi paradite, se do të zhvillohej pasdite. E ndërsa konferenca e sotme dështoi, Blushi tregohet i kujdesshëm duke mos dhënë datë dhe orë tjetër se kur do të zhvillohet kuvendimi. "Të dashur kolegë gazetarë! Ju kërkoj ndjesë, por kuvendimi i Presidentit me ju do shtyhet për sot, pasi agjenda e tij ishte shumë e zënë, jashtë parashikimit tim paradite. Së afërmi do ju njoftoj kur ky kuvendim do ndodhë, në mënyrën më transparente, ku sigurisht Presidenti do pranojë çdo pyetje tuaj" shkruan ai.

Sot Presidenti Ilir Meta takoi delegacionin e Komisionit të Venecias, ndërsa zëdhënësi Tedi Blushi komentoi heqjen e kompetencave për betimin e gjyqtarëve.  Me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, shumica miratoi dje projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar” që i merr Presidentit Ilir Meta të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me ndryshimet që u miratuan dje, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese. Shumica e ndërmori nismën pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk thirri për betim Arta Vorpsin dhe për pasojë ajo nuk u bë anëtare e Kushtetueses.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…