Dy emra për një post në Kushtetuese/ Rezoluta e Kuvendit: Meta tejkaloi kompetencat, do rishikojmë legjislacionin

TIRANE- Përmes një rezolute Kuvendi i Shqipërisë argumenton pse presidenti Ilir Meta gaboi me dekretin për Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, ndësa thotë se për të zgjidhur ngërçin në këtë institucion, do të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit.

"Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit" thuhet në projekt-rezolutë që do të diskutohet dhe pritet që të miratohet këtë të premte.

Në projekt-rezolutën që është miratuar pas mbledhjes së konferencës së Kryetarëve dhe që Report Tv e ka siguruar, Kuvendi akuzon Presidentin Ilir Meta se ka tejkaluar kompetencat me vendimin për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi në vendin e saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën për të zgjedhur nga lista e KED-së. Kuvendi i Shqipërisë u drejtohet të gjitha institucioneve që të mos e zbatojnë dekretin e Presidentit për dekretimin e Xhaferllarit.

"Kuvendi i Shqipërisë pasi u informua se Presidenti i Republikës ka nxjerr dekretin nr.11350, datë 13.11.2019“Për emërimin e Znj. Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”,dhe duke konsideruar se ky akt është nxjerrë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës, veprim i cili delegjitimon fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

 Mosushtrimi i kompetencës brenda 30 ditësh nga Presidenti sjell emërimin si gjyqtar kushtetues të kandidatit të renditur i pari në listën e miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Presidenti ka marrë në mënyrë abuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencën e renditjes së kandidatëve sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i vetëm kushtetues që përcakton renditjen e tre të parëve si kandidatë, ndërmjet të cilëve duhet të emërojë ose zgjedhë Presidenti ose Kuvendi. Qëllimi i këtij rregulli kushtetues dhe ligjor është kufizimi i diskrecionit për të tre organet e emërtesës, përkatësisht Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë,për të vendosur brenda renditjes së përcaktuar në vendimin e këtij Këshilli.  Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Presidenti ka kryer një akt të paprecedent duke tentuar të pezullojë një proces kushtetues me procedura ligjore administrative. Duke vepruar në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate. Për më tepër, ky veprim synon të ndikojë në cenimin e pavarësisë së këtij institucioni nëpërmjet ndërhyrjeve antikushtetuese e në procedurat e emërimit të gjyqtarëve të kësaj Gjykate" thuhet ndër të tjera në projekt-rezolutë.

Presidenti Ilir Meta futi në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi pas përfundimit të afatit 30 ditor, të presidentit Ilir Meta për t'u shprehur mbi listën e propozuar nga KED. Pas përfundimit të afatit, Vorpsi e cila kryesonte listën e pikëzuar u shpall gjyqtare e Kushtetueses por për të nisur detyrën do duhet të betohet para presidentit i cili u shpreh  se nuk do të organizojë ceremoninë e betimit për të.  Meta tha se KED nuk mund t'i vendosë afate presidentit, duke e quajtur kreun e saj Ardian Dvorani mafioz dhe të përdorur politikisht.

Teksa krijimi i Gjykatës Kushtetuese, organit më i lartë ligjor në Shqipëri, është futur në ngërç, mbrëmjen e djeshme janë betuar në presidencë njëra pas tjetrës, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, anëtaret e Kushtetueses zgjedhur nga Parlamenti dhe Marsida Xhaferllari e dekretuar nga Presidenti në të njëjtin vend vakant që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zgjodhi automatikisht Arta Vorpsin pasi Meta nuk u shpreh breda afatit ligjor prej 30 ditësh.

(Kliko këtu për të lexuar projekt rezolutën mbi nevojën e fillimit të funksionimit Gjykatës Kushtetuese)

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 15/11/2019 09:02

    Te qerrohet kjo shemtira e noteres qe shiste fara ku esht fshehur ambadada amerikane e

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 15/11/2019 08:39

    Po pse nuk shkarkohet ky tani me? Mos po prisni se do permirsohet etj - hiqeni sa me shpejte, dhe me te hequr filloni hetimet ndaj tij dhe gruas se tij me te gjithe forcen e ligjit.

    Përgjigju
  • redi: 15/11/2019 08:30

    Kuvendi duke qene organi me i larte shteteror qe me Kushtetute perfaqesin vullnetin e sovranit duhet te shkarkoje presudentin si perserites ne shkeljen e kushtetutes .Ne rast te kubdert seria e shkeljeve do te vazhdoje

    Përgjigju
  • ERP: 14/11/2019 20:39

    Shkarkojeni sa me shpejt kete plehre. Cdo dite e tij ne ate institucion eshte tallje per shqiptaret

    Përgjigju
  • Xhikja: 14/11/2019 16:44

    Ne cdo dalje te tij perhere e me i degraduar,i c'akorduar,i lemeritur,i xhindosur,pleher e monster ordiner.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024