Shufra hekri, gurë dhe karrige. ‘Luftë’ në rrugët mes tifozëve të Barcelonës dhe Valencia-s (VIDEO)

Rrugët pranë stadiumit Mestalla sot kanë qenë të denja për zhirimin e një skene lufte. Kjo për shkak të përplasjes mes tifozëve të Valencia-s dhe Barcelonës, sfidë e cila u luajt në orën 16:00 dhe që ishte e vlefshme për javën e 21 të La Liga-s.

Mediat në Spanjë shkruajnë se tifozët janë përplasur me mjete të forta, pasi janë përdorur shkopinj, karrige, shufra hekri dhe gurë. Sipas informacioneve është arrestuar një anëtar i ultrasve të Barcelonës “Boixos Nois”, ndërsa u identifikuan dhe 60 persona të tjerë.

Në orët e ardhshme, pritet të kryhen arrestime të shumta nga të dyja kampet e ultrasve të Valencias (Yomus) dhe Barcelonës (Boixos Nois).

Përsa i përket takimit përfundoi 2-0 në favor të Valencia-s.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë