Shuhet aktori Mërkur Bozgo,
përcillet në banesën e fundit

Shuhet aktori Mërkur Bozgo,<br />përcillet në banesën e fundit<br>
Aktori i njohur i skenës dhe ekranit Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80- vjeçare. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë.

Bozgo u përcoll në banesën e fundit ditën e sotme në orën 13:00.

Mërkur Bozgo ka luajtur 30 role në kinematografi dhe 100 role në teatër, ndërsa disa nga filmat ku ka interpretuar janë:

Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut

Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut

Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali

Tela për violinë (1987), Andoni

Stolat në park (1988), Drejtori

Bolero (1997), Klienti i Evelines

Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha

Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua

Bela TV Serial (2011) Babai

Kush ishte aktori Mërkur Bozgo:
Mërkur Bozgo lindi në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Më pas, në vitin 1994 del në pension.

Bozgo do të luante rolin e tij të parë në kinematografi në vitin 1968, ku do të ishte pjesë e kinokomedisë televizive “Estrada në ekran” dhe do ta mbyll karrierën e tij në kinematografi në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005.

doloresa

doloresa
Redaksia Online
D.T/Shqiptaja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari