Shuhet Bujar Lako! Zemra e
aktorit ndali në moshën 68 vjeçRama: Çfarë trishtimi, si e njoha Bujon/VIDEO

Shuhet Bujar Lako! Zemra e<br />aktorit ndali në moshën 68 vjeçRama: Çfarë trishtimi, si e njoha Bujon/VIDEO
TIRANE-Shuhet aktori shqiptar, ikonë e kinematografisë së filmave shqiptarë, Bujar Lako. Sot paradite rreth orës 08:30 në moshën 68-vjeçare zemra e Bujar Lakos pushoi së rrahuri. Shkak dyshohet nje atak kardiak.

Bujo, siç e thërrisnin kolegët, do u mungojë familjarëve, të afërmve, miqve, por do të mbetet gjallë për publikun përmes roleve të pavdekshëm të Halit Beratit tek "Gjeneral Gramafoni", Gjenerali tek filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, komandanti i bazës tek filmi ‘Ballë për Ballë’.

Përveç roleve në filma, Bujar Lako ishte aktiv në teatër me role të ndryshme. Kohët e fundit ka qenë i aktivizuar në Teatrin Kombëtar, pavaresisht se kishte dale në pension.
"Patriark" të skenës e quan regjisori Laert Vasili, i cili punoi muajt e fundit me Bujon për pjesën 'Kush e solli Doruntinën'.

Familja e tij rriti në gjirin e saj dhe një artist tjetër. Bojken Lako i biri është i njohur në skenën e muzikës shqiptare, në rrymën rock.

Bujar Lako i përket plejades së aktorëve të medhenj të ndarë nga jeta, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Drita Pelingu.

[gallery]20292[/gallery]
Jeta dhe karriera
Bujar Lako lindi në Tiranë në vitin 1948.
Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës" i G. Erebarës dhe "Perballimi" i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një swrw figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni", V. Gjika, "Udha e shkronjave" V. Prifti, "Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, "Kthimi i ushtrisë se vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime" Dh. Anagnosti, "Amiko" Cizia Zyke, produksion francez.


 
Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: "Vizita e inspektorit" Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati" E. Robles (P. Mani), "Vdekja e një komisioneri" A. Miler (F. Haxhiraj), "Vdekja e Dantonit" Byhner (V. Milçin), "Ditë vere" Mrozhek, (B. Lako), "Ariu" Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin "Varrtarët" .
 
Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin "Përballimi". Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin "Ballë per ballë". Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin "Gjeneral gramafoni". Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat "Gjeneral grarnafoni" dhe "Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin "Naim Frashëri" klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin "Kthimi i ushtrisë se vdekur". Në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar" Ne vitin 2005 Ka marë "Palmën e artë" si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 "Cairo International Film Festival" me filmin "Megic Eye" të regjisorit Kujtim Çashku..ky është cmimi më i madh i marë nga një aktor Shqipëtar në një festival të kategorise A..
 
Disa nga Filmat
Në vitin 2013 iu dha titulli "Nder i Kombit" nga presidenti i Republikës.
Syri magjik - (2005) .... Petro
Lule të kuqe, lule të zeza - (2003)......
Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989)....Gjenerali Italian
Binarët - (1987)......
Telefoni i një mëngjesi - (1987)......Drejtori i fermës
Vrasje ne gjueti - (1987)......
Gabimi (1986)......
Gurët e shtëpisë sime - (1985)......Tenente Moruçi
Vendimi - (1984)......Këshilltari
Dora e ngrohtë - (1983)......Spahiu
Nëntori i dytë - (1982).....Luigj Gurakuqi
Ballë për ballë - (1979)......Komandanti shqiptar, Mujo Bermema
Gjeneral gramafoni - (1978)......Halit Berati
Udha e shkronjave - (1978) (TV)......Tunxhi
Përballimi - (1976)......Shoku Martin
Në fillim te verës - (1975)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre