TIRANE- Blendi Fevziu nuk do të largohet nga TV KLAN. Burime të besueshme për Report Tv pranë Tv Klan pohojnë se gazetari i njohur drejtues i emisionit ‘Opinion’ prej shumë vitesh ka vendosur përfundimisht të refuzojë ofertën e Top Channel. Drejtori i Përgjithshëm Ben Blushi pak kohë më parë i bëri një ofertë Fevziut për t’u bashkuar me ata.
Ditët e fundit lajmi pagën e Fevziut dhe një largim të mundshëm të tij në Top Channel zuri vendin e parë në faqen e gazetave print dhe portaleve. Por Report Tv mëson se Blendi Fevziu nuk do të largohet, por do të vijojë emisionin dhe karrierën e tij në Tv Klan.
Report Tv publikoi i pari lajmin që Fevizu nuk do të largohej. TV Klan përmes një deklarate e konfirmoi vendimin zyrtarisht se drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ do të vijojë bashkëpunimin të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme.
Gazetari dhe drejtuesi i mirënjohur i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu do të vijojë të jetë pjesë e familjes së madhe të televizionit Klan.
Pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh, Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.
“Opinion”, emisioni i parë politik në Shqipëri, vijon të jetë më i ndjekuri në vend prej 2 dekadash.
Pjesë e studios së tij janë bërë figura të jetës politike, akademike, sociale e kulturore në vend, por edhe personazhe të rëndësishëm me ndikim në botë.
“Opinion” vijon të mbetet programi me shikueshmërinë më të lartë dhe më me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të vendit, por edhe kudo ku flitet shqip.
Në këtë studio janë realizuar debatet politike më të famshme dhe më të ndjekura në historinë televizive shqiptare.
Që nga sezoni televiziv 2008-2009, “Opinion” erdhi në katër takime çdo javë: të hënë, të martë, të mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma, duke trajtuar edhe tema të ditës së aktualitetit, artit, kulturës, historisë, turizmit, etj.
Në më shumë se 20 vjet, në Opinion janë zhvilluar rreth 2.600 emisione, me mbi 9.600 të ftuar.
Karriera mbi 20-vjeçare e Blendit Fevziut me emisionin “Opinion” është e lidhur ngushtësisht me historinë dhe suksesin e televizionit Klan. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vijojë gjatë
Deklarata e TV Klan
tash do e bejme gjumin më të qetë. falemners Fevziut
PërgjigjuEmision qokash, keqorientues. lobues, ekonomik.Kaq, per te mos thene me keq.
PërgjigjuNa Plasi Trapi ku do Shkoj "FANTOMASI" i KLANIT !!! Kujt po i RRUHET se ku do shkoj FANTOMAS Krimi i GAZETARISË së FALIMENTUAR me Mark Markun : Artan Hoxhën (PRESIDENTIN) : Shkullakun : Çim Pekën : Çlirim Gjatën (Limin) e (PA)Drejtësisë : Opinioni i Fantomasit është bërë si ESTRADA e Ballshit me LLoj LLoj Kllounash dhe HAJDUTËSH që Hyjnë e Dalin me PARATË e KRIMIT dhe të KORRUPSIONIT !!! I bëj thirje CARLO BOLLINOS të NDERUAR që të hapi një TELEVIZION tjetër siç është REPORT TV , por të jetë vetëm për SPEKTAKLE dhe INTERVISTA Politike , që ti FALIMENTOJË të gjitha TELEVIZIONET e tjera , që mbahen në këmbë nga PARATË e KRIMIT dhe nga GRABITJA që i bëhet SHQIPTARËVE nga POLITIKA e KRIMIT !!!! RESPEKTE për CARLO BOLLINON . NEVERI dhe URREJTJE për FANTOMASËT Shqiptarë të GAZETARISË së blerë dhe të ndikuar nga LEKËT e KRIMIT , DROGËS , GRABITJEVE , KORRUPSIONIT !!! Shpresoj që CARLO BOLLINO ta bëj sa më parë , sepse edhe pse vetëm me REPORT TV , ai i ka FALIMENTUAR KANALET e tjera TELEVIZIVE. RROFTË CARLO BOLLINO.
PërgjigjuLajmi i gezushem per popullin Shqiptare qe po na qendronka prap tek klani fukarai me pishina dhe vile dhe rroge 45 miljineshe .Gezou o popull tani se gazetarit tend te dashur qe kurre nuk shkrojti per jeten prrallore te SHKELZEN BERISHES DHE LAZARATIN REPUPLIK ju shtua rroga me shum dhe i sherben me zell KAPOS SE TIJE .
Përgjigju