KROACI - Ndërron jetë në moshën 62 vjeçare Josip Kuzhe, ish-trajneri i ekipit kombëtar të futbollit. Kroati vuante nga leucemia dhe vitet e fundit gjendja shëndetësore u përkeqësua së tepërmi, aq sa e detyroi që edhe në kohën kur ishte në drejtimin e Shqipëri të shtrohej disa herë në spital pasi pati shumë komplikacione.
Josip Kuzhe lindi më 13 Nëntor të vitit 1952 në Kroaci. Në karrierën e tij si futbollit ka zhvilluar 384 ndeshje me ekipin e Dinamos së Zagrebit dhe shenoi 34 gola. Kuzhe ishte trajner i Dinamos së Zagrebit, Interit të Kroacisë, Varteksit, Borcit nga Banjalluka, Mainzit, Gambas nga Osaka. Në drejtimin e kuqezinjve Kuzhe qëndroi për 18 muaj duke arritur rezultate të kënaqshme. Me kombëtaren shqiptare arriti 5 fitore, 3 humbje dhe 5 barazime, ajo që ngeli në memorien e kuqezinjve ishte fitorja me Qipron 6-1 në miqësore.
Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të Kuzhes ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armando Duka duke e cilësuar largimin nga jeta të ish- trajnerit të kombëtares si një humbje të madhe për familjen e tij, por edhe për familjen e futbollit. ‘E mësova lajmin dhe më erdhi shumë keq për largimin nga jeta të Josip Kuzhes. Është një humbje e madhe për familjen e tij, por edhe për familjen e futbollit. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes për humbjen e personit të tyre të dashur” deklaron presidenti i FSHF në një prononcim për ‘A1 Report!".
Redaksia online
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com