Shuhet nga jeta legjenda e filmave komikë, Robin Williams. Aktori i mirënjohur amerikan sipas policisë së Kalifornisë është gjetur vetëvarur në banësën e tij. Shkak i vdekjes mendohet se ka qënë depresioni, i cili degradoi deri në vetëvrasje, faktor ky që sipas mediave, Williams e ka vuajtur shumë kohët e fundit.

Presidenti amerikan Barack Obama ka udhëhequr homazhet e aktorit të mirënjohur Robin Williams ndërsa shprehu ngushëllimet e tij për këtë humbje duke e shtuar se aktori arriti që me performancat e tij të prekë jetën e të gjithëve.

"Williams mbërriti në jetën tonë si një i huaj, por përfundoi duke prekur çdo element të shpirtit të njeriut. Ai na bëri të qeshim, ai na bëri të qajmë, ai ia dhuroi talentin e tij të pafund lirisht dhe bujarisht për ata që kishin nevojë për të, që nga personat të vendosur jashtë vendit e deri tek ata të margjinalizuar nëpër rrugë.” u shpreh Obama në fjalën e tij gjatë homazheve.

Nga ana tjetër edhe bashkëshortja e tij, Susan Schneider, tha se ndihej zemërthyer ndërsa kërkoi nga mediat dhe opinioni publik që ta kujtojnë Williams për momentet e tij të pafund të humorit.

"Këtë mëngjes, kam humbur burrin tim dhe mikun tim më të mirë, ndërsa bota humbi një nga artistët e saj më të dashur dhe një nga qeniet më të bukura njerëzore. Unë jam totalisht zemërthyer. Në emër të familjes së Robinit, ju kërkojmë për privatësi gjatë kohës së pikëllimit të thellë. Teksa të gjithë do ta kujtojmë kjo është shpresa është që të mos mbahet mend për  vdekjen e tij, por në momentet e panumërta të gëzimit dhe të qeshurat që ai dhuroi për miliona njerëz.” tha ajo. 

robin williams



















robin williams



















Legjenda 63-vjeçar i Hollywoodit ka pasur probleme dhe në të kaluarën me përdorimin e alkoolit dhe drogat e ndryshme. Babai i tre fëmijëve nga martesat e mëparshme mësohet se kohët e fundit ishte kthyer në një qendër rehabilitimi për kurim nga varësia e tyre. Williams ishte i famshëm për filma të tillë si: “Good Morning Vietnam” dhe “Poetët e vdekur të shoqërisë” në 1998 ku ai fitoi dhe një çmim Oskar për rolin e tij në të mirë.

Po kështu Williams shquhet për rrolin e tij në filmat “Mrs Doubtfire” si dhe interpretimin e tij për zërin e xhindit tek “Aladin”. 

Kush është Robin Williams

Robin McLaurin Williams është lindur më 21 korrik të vitit 1951 nga Laura McLaurin, një ish-modele dhe babai Robert Fitzgerald Willimas, ekzekutiv i lartë në Ford Motor Company.
 
Williams ka lindur në një familje të pasur, por kaloi një fëmijëri të vetmuar që e ndihmoi atë për të zhvilluar imagjinatën e tij. Ai u regjistrua fillimisht në një shkollë private në Çikago dhe u diplomua në shkollën e lartë të Marin Country, ku u zhvendos së bashku me familjen e tij. Robin u regjistrua në programin e shkencave politike, por u lagrua shpejt për të ndjekur kurse të tjera, sipas tij më interesante.
 
Në vitin 1973, Willimas ishe një nga 20 studentët e pranuar për të studiuar në shkollën e njohur të artit Juillard në New York. Pas saj, ai u kthyer në Kaliforniku nisi angazhimin në disa paraqitje të vogla televizive. Roli i tij i parë që i dha famë ishte në serialin televiziv Mork &Mindy.
 
Pas kësaj, Williams vijoi të krijonte një karrierë të sukseshme në zhanrin e stund-up comedy dhe filmin artistik. Në vitet ’80, Robin fillon të ketë provbleme me drogën dhe një martesë të dështuar. Pas divorcit nga gruaja e tij e parë, ai u martua me Marsha Graces nga e cila ka dhe 2 fëmijë.
 
Gjatë kësaj periudhe ai shfaqet në ekranin e madhe me filmin Goodmorning Vietnam për të cilin mroi çmimin e parë Oscar. Në karrierën e tij në film përfshihen filma të mirënjohur si The World Acording to Garp, Goodmorninh Vietnam, Dead Poets Society, Awakenings, The fisher King dhe Good will Hunting. Williams është nominuar 3 herë në kategorinë aktori më i mirë dhe fitoi si aktori më i mirë në rolin dytësor në filmin Googëill Hunting. 

Ai gjithashtu ka marrë 2 çmime Ammy Awards, 4 çmime Golden Globe, 2 Screen Actors Guild Awards dhe 5 çmime Grammy.

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)