"Shuhet" Markez në moshën
87-vjeçare, Kolumbia 3 ditë zie
Është ndarë dje nga jeta shkrimtari i madh Gabriel Garcia Markez. Sipas BBC, Markez ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital në Meksiko, ku ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare.
87-vjeçare, Kolumbia 3 ditë zie">
Është ndarë dje nga jeta shkrimtari i madh Gabriel Garcia Markez. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Markez, të cilët e kanë komunikuar lajmin për mediat latino-amerikane. Sipas BBC, Markez ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital në Meksiko, ku ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje në mushkëri dhe kjo i ka sjellë edhe vdekjen. Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngushëlluar për vdekjen e Markez. “S'është e vërtetë që njerëzit nuk i ndjekin me ëndrrat ngaqë plaken, po plaken ngaqë nuk i ndjekin më ëndrrat #RIP Gabriel Garcia Marquez", shkruan kryeministri Rama në Twitter.
Kush është shkrimtarii njohur, Gabriel Garcia Markez
Gabriel Garcia Marquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve të Kolumbisë dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio Garcia dhe Luisa Santiaga Marquez Iguaran. Për shkak tw problemeve ekonomike Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha. Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguaran dhe tregimet epike të gjyshit Nicolas Ricardo Marquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv.
Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogota, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës.
I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet. Fillimisht Marquez punoi si gazetar, ndërsa në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi. Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm.
Ai fitoi çmimin NOBEL në letërsi në vitin 1982, për novelat dhe për historitë e tij të shkurtra, në të cilat kombinohet fantastikja me realizmin, duke formuar kështu një botë imagjinare, botë e cila reflektonte përmbajtjen dhe konfliktet e jetës së përditshme. Marquez la pas bashkëshorten e tij, Mercedes Barcha dhe dy djemtë, Rodrigo-n dhe Ganzalo-n. Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden “Dashuri në kohërat e kolerës”, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” dhe “Njëqind vjet vetmi”.
Shkrimi u publikua sot (18.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(
d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2660
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua
29 Nëntor, 20:15
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37