TIRANE - Shuhet ikona e humorit Met Bega. Aktori i njohur per te gjithe shqiptaret eshte ndare nga jeta kete te marte ne moshen 69-vjeçare. Prej shume vitesh Met Bega vuante nga semundja e Parkinsonit, e cila i ishte shfaqur per here te pare ne vitin 2000 duke u perkeqesuar ndjeshem nga viti ne vit. Humoristi e perjetoi betejen me semundjen me optimizem ashtu si gjithe jeten e tij.

Met Bega ka lindur ne Tirane me 7 gusht 1946. Ai iu perkushtua per 40 vite me radhe artit dhe skenes shqiptare, ku pjesen me te madhe te karrieres se tij e ka kaluar ne Estraden e Tiranes.

Rolet me te njohura te cilat e shenderruan ne te paharrueshem per publikun shqiptar jane "Edhe ashtu edhe keshtu" ne vitin 1989, "Stolat ne park" ne 1988, "Tela per violine" 1987, "Dy here mat" 1986, i cili eshte edhe roli i tij i pare ne filmat shqiptare.

Por te shumta jane edhe rolet ne Estraden e Tiranes permes te cilave ka bere te qeshin shume shqiptare.

Homazhet për Met Begën nesër në Muzeun Kombëtar
Homazhet në nderim të aktorit të Ndjerë, do të mbahen nesër nga ora 11:00-13:00 në Muzeun Kombëtar.  

Ora 19:35 Basha: Hidhërim për ndarjen nga jeta të artistit të shquar
"Hidhërim për ndarjen nga jeta të artistit të shquar Met Bega, një ndër aktorët humoristë më të dashur për publikun e kryeqytetit dhe mbarë Shqiperisë. 
Ngushëllime familjes, miqve dhe admiruesve të tij."- shkruan Basha në rrjetin social "Facebook".

met bega

Ora 18:04 Marjana Kondi për A1 Report: Meti bënte humor me finesë 
Metit i them që të prehet i qetë.” – u shpreh në një lidhje telefonike për A1 Report, aktorja Marjana Kondi ndërsa tregon se Met Bega kohët e fundit nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore. Duke folur për të ndjerin Met Bega, ajo thekson se ai bënte humor me finesë, duke mos qenë në asnjë moment banal. 

Marjana Kondi është një nga aktoret e skenës shqiptare që ka luajtur më tepër role përkrah të të ndjerit Met Bega.


(Lidhja e plotë telefonike me Marjana Kondin)

Tre javët e fundit nuk e kam parë. Në vizitën e fundit ishte në një gjendje të rëndë. Nuk mbante shumë mend. Akoma kujtohen rolet që kam luajtur me Met Begën. Ishte një njeri shumë i mirë, një familjar shumë i mirë. Më vjen shumë keq. Kolegët që kanë filluar të na ndahen, para dy vjetësh Vasillaq Vangjeli. Bashkëshortja dhe vajza e tij kanë qenë pranë Met Begës. Më ka humbur një koleg. Meti e ka ndarë gjithçka me bashkëshorten e tij. Djali nuk e di a do mund të vijë dot në Shqipëri për varrim pasi ndodhet në Emiratet e Bashkuara. Familja e tij shumë e përkushtuar. Meti i them që të prehet i qetë. Edhe kur diskutonim, ai shpresonte që të kthehej në skenë. Skenën e kishte ëndërr. Të gjitha skenat ku kemi interpretuar Meti i ka shkruar vetë. Meti ka dhënë shumë dhe ka bërë shumë. Meti ka pasur një natyrë shumë sociale, edhe kur shkruante për politikën përdorte finesë duke i goditur të dyja palët duke mos qenë banal.”- tha Marjana Kondi.


Ora 17:35 Halim Kosova: Ngushëllime familjarëve e kolegëve
Ndërkohë që kandidati Halim Kosova duke vlerësuar takimin që me artistët në fjalën e tij shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit Met Bega.

"Një lajm i hidhur që Met Bega ka humbur jetën, e kam pasur një mik personal. U shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij."- tha Halim Kosova, pas takimit që zhvilloi me disa artistë.


(Deklarata e Halim Kosovës)


met bega met bega
 
Disa nga rolet humoristike të luajtura nga Met Bega