Shuhet në moshën 92-vjeçare në Romë një nga kolosët e kinemasë italiane, regjisori Francesco Rosi. I lindur në Napoli, Rosi konsiderohet si një nga kineastët më të mëdhenj në Itali.
Francesco Rosi është nderuar me çmime ndërkombëtare duke përmendur “Palmën e Artë” në vitin 1972 me prodhimin kinematografik “Il Caso Mattei” gjithashtu është vlerësuar për karrierën e tij në vitin 2012 me “Luanin e artë”.
Zhanri më i lëvruar në prodhimet kinematografike të Rosit janë të llojit investigativ ku mund të përmendim “Red Shirts”, “Kean”, “La sfida”, “The Magliar”i , “Dimenticare Palermo”, “Neapolitan Diary”, “The Truce” etj.
Regjisori studimet e para i kreu për drejtësi por ëndrra e tij ka qenë gjithnjë regjia e filmit. Gjithashtu ai njihet edhe si babai i aktores së njohur italiane Carolina Rosi.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com