Shuhet në moshën 92-vjeçare kompozitori Avni Mula, e bija Inva Mula: Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!

Avni Mula dhe Inva Mula

TIRANË - Kompozitori i shquar shqiptar, Avni Mula është shuar në moshën 92- vjeçare. Homazhet në nderim te tij bëhen nesër në orën 11:00 me 13:00 në hollin e Universitetit të Arteve.

Avni Mula u lind  në Gjakovë më 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton.

Gjatë studimeve u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula. Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve 60', fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”. Është babai i dy vajzave artiste, Adelinës pianiste dhe sopranos Inva Mula.

Avni Mula është vleresuar me titujt "Artist i Popullit" dhe "Nderi i Kombit".

 

 

VIDEO/ Një nga këngët më të dëgjuara të Baritonit Avni Mula

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Elita e artit shqiptar shpreh ngushëllimet për shuarjen e Avni Mulës

Arti shqiptar i është bashkuar dhimbjes së familjes së Avni Mulës i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të enjte. "Lamtumirë nderi i kombit" - shkruan drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zamira Çela në profilin e saj në Facebook.

Ajo e vlerëson Mulën si baritonin legjendar të historisë së skenës shqiptare. Ndërkohë edhe ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur një mesazh ngushëllimi për kompozitorin. Kumbaro shkruan se "Valsi i lumturisë" sonte fluturon në qiell me engjëjt duke marrë me vete shpirtin.

Ndërkohë ka reaguar dhe këngëtari Elton Deda i cili shkruan se Mula la prapa një pasuri të madhe artistike.

 

          

Ora 21:56
Ndarja nga jeta e Avni Mulës, reagon Rama, Veliaj e Basha: Shqipëria humbi një nga pasuritë më të mëdha artistike! U prehtë në paqe

Për ndarjen nga jeta të kompozitorit Avni Mula kanë reaguar kryeministri Rama si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Shqipëria ka humbur një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike për të cilin do të jemi gjithmonë mirënjohës.

"Fort i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta i Avni Mulës, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë. Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas! Ngushëllime Invës për humbjen e babait, emrin e të cilit Tirana e nderoi me sallën e koncerteve "Avni Mula" në rrugën e Dibrës për t'u kujtuar nga gjithë brezat" - shkruan Veliaj.

Ndërkohë ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha ku përmes një postimi në Twitter i shpreh ngushëllimet familjarëve të kompozitorit.

"Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijmtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe" - shkruan Basha.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Situata e COVID po rëndohet! Mendoni se duhen mbyllur disa aktivitete tregtare dhe të kufizohet me shumë lëvizja gjatë ditës?

Komento

Komente

  • vera: 31/10/2020 00:30

    NJE ARTIST I MADH.,,KETA NJEREZ NUK VDESIN KURRE SE KANE LENE VEPREN E TYRE..NGUSHELLIME INVES DHE PIRRO CAKOS QE I VDIQ VJEHRRI....

    Përgjigju
  • Meni.: 30/10/2020 08:30

    Sa trishtim, jemi rritur me këtë njeri të madh. Ahhh jeta. Ngushëllime të gjith kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Ermela: 30/10/2020 05:59

    Ngushllime familjes,Avni Mula dhe Hysni Milloshi nuk vdesin kurre SE Lan prapa thesarin e madh te bashkepunimit te tyre thesarin e krijimtarine SE tyre te pavdekshem.

    Përgjigju
  • Xhimi: 30/10/2020 00:55

    Ngushellime familjes. Po habitem qe nuk vdiq nga covidi. Ca ka bo vaki???

    Përgjigju
  • Artisti: 30/10/2020 00:43

    Po na ikin kolloset. Ngushullime familjes

    Përgjigju
  • Sejdi: 30/10/2020 00:31

    U prehsh në paqe dhe u përkujtofsh përjetësisht, i madhi Avni Mula!

    Përgjigju
  • Iris: 29/10/2020 23:16

    ARTIST I MADH,Shqiperia po humb V.I.P. e vertete.Te pa perseritshem.

    Përgjigju
  • Shkodra: 29/10/2020 21:51

    Ngushllime familjes

    Përgjigju
  • Turi: 29/10/2020 21:50

    U prehsh ne paqe maestro , ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/10/2020 21:47

    Ngushllime familjës!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rritje e rasteve me COVID në Vlorë, Shefi i Epidemiologjisë: Neglizhohen simptomat