Wallace punoi pothuajse për 40 vjet në programin i mirënjohur të CBS-it, “60 Minutes”. Në këtë program ai intervistoi qindra figura të shquara botërore, nga presidentët amerikanë, gjeneralët, artistët dhe atletët e deri tek personalitete ndërkombëtare , shkrimtarë, dramaturdë dhe yje të Hollivudit. Ai intervistoi edhe figura më pak të njohura, madje me veprimtari të dyshimtë në vënin e pasurisë dhe famës.
CBS vuri dje në dukje kontributin e jashtëzakonshëm të Mike Wallace-it si spiker, duke e quajtur atë një forcë të industrisë televizive gjatë gjithë ekzistencës së saj.
(sg/voa/shqiptarja.com)