Shuhet në moshën 95-vjeçare ikona e kinematografisë italiane Gina Lollobrigida

Shuhet në moshën 95-vjeçare ikona e kinematografisë italiane Gina Lollobrigida

Gina Lollobrigida

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktorja e njohur italiane Gina Lollobrigida, një protagoniste e madhe e kinemasë italiane. Lajmin e raportoi Corriere della Sera, duke thënë se ajo ishte “e shtruar në spital prej disa kohësh”.

Gjatë viteve 1950 dhe 60, Lollobrigida ishte një nga aktoret më të dshura në botë dhe luajti në një numër të madh filmash evropianë dhe amerikanë bashkë me shumë protagonistë të tjerë të Hollivudit në atë kohë.

E lindur në vitin 1927 në Subiaco, në malet në lindje të Romës, ajo ishte vajza e një prodhuesi mobiljesh. Në vitet e saj të adoleshencës ajo mori disa modele dhe mori pjesë në konkurse bukurie, dhe në vitin 1947 ku rendit e treta në konkursin Miss Italia. Në formularin e saj të hyrjes në atë konkurs, ajo shkroi se kishte një talent për aktrim dhe se donte të bënte diçka serioze me aftësitë e saj.

Pas një sërë rolesh në filmat evropianë, ku u vlerësua me disa çmime, ishte filimi Beat the Devil në vitin 1953 me Humphrey Bogart që i solli famë ndërkombëtare dhe miliona admirues.

Në vitin 1999, Lollobrigida kandidoi pa sukses për Parlamentin Evropian duke përfaqësuar demokratët e ish-kryeministrit italian Romano Prodi, por nuk dukej entuziaste.

Ajo u martua vetëm një herë (në vitin 1949 me mjekun slloven Milko Skofiç me të cilin kishte një djalë dhe nga i cili u divorcua në vitin 1971), pas 90 vjetësh zbuloi se ishte përdhunuar shumë e re duke shpjeguar se kjo dhimbje i kishte shënuar gjithë jetën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut